Lidhje

Siri: Dëshmitarët thonë se ushtarë të mbështetur nga tanket hapën zjarr mbi civilët gjatë një sulmi në qytetin Hama

  • Zëri Amerikës

Aktivistët sirianë thanë se ushtarë të mbështetur nga tanket hapën zjarr mbi civilët gjatë një sulmi në qytetin Hama duke vrarë të paktën 45 persona.

Aktivistët thanë se dëgjuan të shtëna armësh dhe bombardimet sot në mbarë qytetin. Zyrtarët mjekësorë thanë se spitalet janë mbushur me të plagosur dhe janë në nevoja të dëshpëruara për gjak të dhuruar. Numri i të vdekurve ka të ngjarë të shtohet.

Trupat njoftohet të kenë filluar sulmin sot herët në mëngjes duke hapur zjarr pa objektiv dhe duke thyer barrikadat e ngritura nga civilët.

Qytetarët kanë zhvilluar protesta të mëdha kundër presidentit Bashar al Assad në Hama, një qytet i rëndësishëm në historinë e rezistencës siriane. Në vitin 1982 i jati i presidentit Assad përdori forcën ushtarake për të shuar rebelimin atje duke vrarë mijëra njerëz.

XS
SM
MD
LG