Lidhje

Siria përgënjeshtron njoftimet për dezertimin e al-Sharas


Kryengritësit e opozitës siriane kishin njoftuar disa ditë më parë se nënpresidenti sirian Faruk al-Shara kishte dezertuar

Televizioni shtetëror sirian njoftoi sot se nënpresidenti Faruk al-Shara nuk kishte dezertuar, duke përgënjeshtruar pretendimin që bënë kryengritësit disa ditë më parë.

Njoftimi i televizionit shtetëror theksonte se 73-vjeçari al-Shara nuk e kishte menduar asnjëherë të braktiste atdheun.

Po sipas këtij burimi, al-Shara përshëndeste emërimin e diplomatit veteran algjerian si ndërmjetës ndërkombëtar për Sirinë. Diplomati Lakdar Brahimi zëvendëson ish-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan, i cili largohet nga kjo detyrë në fund të muajit.

Nga zhvillime të tjera në vend, aktivistët sirianë thonë se ushtria ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj zonave të kontrolluara nga opozita, përfshirë edhe qytetin kufitar Azaz në rajonin verior të Alepos.

Mbi 40 vetë mbetën të vrarë nga një sulm ndaj Azazit disa ditë më parë.
XS
SM
MD
LG