Lidhje

Siri, forcat e sigurimit vranë 16 protestues anti-qeveritarë


Siri, forcat e sigurimit vranë 16 protestues anti-qeveritarë
Siri, forcat e sigurimit vranë 16 protestues anti-qeveritarë

Në Siri, forcat e sigurimit hapën zjarr, duke vrarë 16 protestues anti-qeveritarë në disa qytete, ndërsa qeveria vazhdon shtypjen e disidentëve.

Aktivistë dhe dëshmitarë thanë se policia përdori sot municion kundër protestuesve, pasi mijëra sirianë dolën në rrugë për të kërkuar përsëri dorëheqjen e presidentit, Bashar al-Assad.

Agjencitë perëndimore të lajmeve thanë se të paktën 2 protestues u vranë në qytetin Homs dhe dy të tjerë në qytetin lindor të Deir el-Zour. Mes të vrarëve ishte të paktën një adoleshent.

Forcat e sigurisë ndërmorën sulme të reja në rajonin veriperendimor duke dërguar tanke dhe trupa në dy qytete të tjera.

Ndërkohë zyrtarët turq thanë se numri i sirianëve që kanë kaluar kufirin është gati 10 mijë. Televizoni Al-Jazeera tha se disa sirianë të mbledhur në kufirin turk demonstruan gjithashtu kundër presidentit Bashar al-Assad.

Fuqitë perendimore po shtojnë presionin. Zyrtarët francez shprehën mbështetje për sanksione të tjera të Bashkimit Evropian mbi regjimin sirian.

XS
SM
MD
LG