Lidhje

Siri: Forcat e sigurisë vrasin të paktën 18 demonstrues në Homs


Siri: Forcat e sigurisë vrasin të paktën 18 demonstrues në Homs
Siri: Forcat e sigurisë vrasin të paktën 18 demonstrues në Homs

Aktivistë të të drejtave të njeriut në Siri thanë se forcat e sigurisë vranë të paktën 18 demonstrues sot, shumica e të cilëve në qytetin e Homsit ku vdekja e Moamar Gadafit në Libi ka gjallëruar protestat anti-qeveritare.

Lëvizja opozitare në Siri e frymëzuar nga vrasja dje e diktatorit libian filloi protesta të reja në mbarë vendin kundër qeverisë së presidentit Bashar al Assad. Vdekje të protestuesve u njoftuan edhe në qytetin Hama.

Në fillim të javës, këshilli kalimtar kombëtar në Libi njohu zyrtarisht këshillit kombëtar të opozitës në Siri si përfaqësues legjitim të vendit. Aktivistët sirianë kanë shprehur shpresën se edhe ata kërkojnë një qeveri të tranzicionit në Siri.

Kombet e Bashkuara thanë se gati 3 mijë njerëz janë vrarë në Siri që kur qeveria filloi shtypjen e disidentëve në fillim të vitit.

XS
SM
MD
LG