Lidhje

Siri: Forcat qeveritare vrasin 20 njerëz të pranishëm në një ceremoni mortore


Aktivistët sirianë thonë se forcat qeveritare qëlluan dhe vranë të paktën 20 pjesmarrës në një ceremoni mortore në qendër të Sirisë dhe se pak minuta më vonë një bombë në anë të rrugës shpërtheu pranë vëzhguesve ushtarakë të OKB-së në këtë zonë.

Të dy incidentet ndodhën të martën në Khan Sheikhoun, pranë qytetit Hama. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut në Britani tha se forcat qeveritare kryen një "masakër", në prani të vëzhguesve të OKB-së që ishin në një autokolonë prej katër automjetesh. Nuk pati asnjë konfirmim të pavarur për viktimat.

Menjëherë pas të shtënave, një bombë në anë të rrugës shpërtheu pranë grupit të OKB-së, duke dëmtuar disa automjete. Një video e incidentit u postua në internet. Misioni i OKB-së konfirmoi se automjetet e tij u goditën nga një bombë vetëm disa minuta pasi vëzhguesit u takuan me rebelët e Ushtrisë së Lirë siriane, duke thënë se të gjithë vëzhguesit janë të sigurt.

XS
SM
MD
LG