Lidhje

Siri, Funerali shndërrohet në shfaqje mbështetjeje ndaj Assad


Men pray next to the coffins of people killed at security sites on Friday in two car bomb attacks, at the Umayyad Mosque in Damascus, Syria, December 24, 2011.
Men pray next to the coffins of people killed at security sites on Friday in two car bomb attacks, at the Umayyad Mosque in Damascus, Syria, December 24, 2011.

Në Damask, funerali i 44 viktimave të vrara në dy shpërthimet me bomba të vendosura në makina, ditën e premte, u shndërrua në një shfaqje mbështetjeje për Presidentin sirian Bashar al-Assad, qeveria e të cilit është nën presion prej protestave të nëntë muajve të fundit.

Mijëra sirianë morën pjesë në funeral duke u grumbulluar pranë një xhamie të Damaskut, ku autoritetet kishin vendosur arkivolët e mbështjellë me flamurë të 44 viktimave të sulmeve të së premtes, disa prej të cilëve janë ende të paidentifikuar. Shumë prej pjesëmarrësve në ceremoninë mortore hodhën parulla në mbështetje të Presidentit Assad dhe me thirrjet e tyre dënuan Katarin, një nga vendet arabe më kritike të shtypjes me dhunë të protestave nga ana e Presidentit.

Siria thotë se sulmet vetëvrasëse me bombë jashtë dy ndërtesave qeveritare të sigurisë në Damask gjithashtu plagosën 166 vetë. Sulmet ishin të parat të këtij lloji në Siri qysh në mars, kur aktivistët pro demokracisë filluan protestat ndaj regjimit të zotit Assad.

XS
SM
MD
LG