Lidhje

Siri: Gjysmë milion protestues dalin në rrugë në qytetin Hama


Siri: Gjysmë milion protestues dalin në rrugë në qytetin Hama
Siri: Gjysmë milion protestues dalin në rrugë në qytetin Hama

Gati gjysmë milionë protestues dolën në rrugë në qytetin Hama në një nga mitingjet kundër qeverisë siriane sot, ndërsa ambasadori amerikan shkoi atje për të treguar solidaritetin amerikan me protestuesit.

Aktivistë të të drejtave të njeriut u thanë mediave perendimore se në mitingjet sot në Hama ishin më shumë se 450 mijë njerëz – një nga grumbullimet më të mëdha që kur filloi kryengritja më shumë se katër muaj më parë.

Aktivistët në Siri thanë gjithashtu se forcat e sigurimit sylmuan një lagje në periferi të Damaskut për të shuar një protestë gjatë natës kundër presidentit sirian Bashar al-Assad. Forcat e sigurimit njoftohet se qëlluan me armë mbi civilët që morrën pjesë në demonstratë.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi për të katën katë të vdekur në këtë incident dhe një numër të plagosurish.

Në Hama, Associated Press njoftoi se ambasadori amerikan Rovert Ford u largua nga qyteti në mesditë ndërsa turma po shtohej.

Një aktivist në Siri i tha Zërit të Amerikës se zotit Ford iu dhanë video nga banorët ku tregohen shkelje të të drejtave të njeriut nga forcat siriane.

XS
SM
MD
LG