Lidhje

Siri: Grupet e të drejtave të njeriut flasin për vrasje të reja

  • Zëri Amerikës

Siri: Grupet e të drejtave të njeriut flasin për vrasje të reja

Siri: Grupet e të drejtave të njeriut flasin për vrasje të reja

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se forcat siriane të sigurisë vranë të paktën 19 vetë sot, ndërsa vëzhguesit e Lidhjes Arabe shkuan në tre zona ku qeveria ka shtypur dhunshëm opozitën.

Aktivistët thanë se vdekjet sot ndodhën pranë Damaskut ndërsa forcat e sigurisë hapën zjarr mbi protestuesit.

Dhuna ndodh ndërsa vëzhguesit përgatiten të vizitojnë rajonet e Darës, Hamas dhe Idlibit për të kontrolluar premtimet e qeverisë për të ndalur shtypjet vdekjeprurëse dhe të lirojë të burgosurit politik.

Dje aktivistët dhe grupet e të drejtave të njeriut thanë se forcat qeveritare kishin vrarë të paktën 39 persona që kur vëzhguesit mbërritën të hënën, përfshi gjatë persona që u vranë në Hama.

XS
SM
MD
LG