Lidhje

Siri: Grupet opozitare bashkohen për rrëzimin e presidentin Asad


Siri: Grupet opozitare bashkohen për rrëzimin e presidentin Asad
Siri: Grupet opozitare bashkohen për rrëzimin e presidentin Asad

Dy prej grupeve më të mëdha opozitare në Siri janë bashkuar për të hartuar një strategji për tranzicionin e vendit, nëse rrëzohet qeveria e presidentit Assad.

Përfaqësues nga Këshilli Kombëtar i Sirisë dhe Trupa Bashkërenduese Kombëtare për Ndryshimet Demokratike në Siri, nënshkruan një marrëveshje mbrëmjen e djeshme në Kajro ku parashtrohesn parametrat për një qeverisje demokratike nëse zoti Asad përmbyset nga pushteti nga protestat antiqeveritare.

Kjo marrëveshje vjen ndërsa trazirat vazhdojnë në Siri, pavarësisht pranisë së vëzhguesve të Lidhjes Arabe që monitorojnë përgjigjen e qeverisë ndaj lëvizjes opozitare. Dje, aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se forcat siriane vranë të paktën 32 njerëz, ndërsa vëzhguesit vizituan disa rajone.

Komiteti sirian Vendor i Bashkërendimit, tha se shumica e vrasjeve ndodhi mbasi forcat hapën zjarr ndaj protestuesve antiqeveritarë në zona të ndryshme.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se një ekip i medias algjeriane vizitoi rajonet e Daraasë dje dhe konfirmoi se “ jeta në këtë qytet ishte e qetë”.

Ndërkaq video amatore të postuara në internet tregojnë një person i cili mendohet se është vëzhgues i Lidhejs arabe në Dara i cili thotë se ai dhe ekipi i tij kanë parë me sytë e tyre snajper ndërsa vizitonon këtë qytet ditën e djeshme.









XS
SM
MD
LG