Lidhje

Hijab: Qeveria siriane në prag të dështimit ekonomik e moral


Sekretari i Mbrojtjes Panetta shprehu bindjen se SHBA mund të krijojnë me sukses një zonë për ndalim-fluturime mbi Siri

Kryeministri i Sirisë, i cili dezertoi, thotë se qeveria e Presidentit Bashar al-Assad është në prag të dështimit ekonomik dhe moral dhe kontrollon jo më shumë se 30 për qind të territorit të vendit.
Këto komente ish kryeministri, Riad Hijab i bëri sot në paraqitjen e tij të parë në publik që kur kaloi me forcat e opozitës javën e kaluar.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta shprehu bindjen se Shtetet e Bashkuara mund të krijojnë me sukses një zonë për ndalim-fluturime mbi Siri, por ai shtoi se një "vendim madhor" i nevojshëm për të autorizuar një mision të tillë nuk është ndërmarrë ende.

Sekretari Panetta i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se Shtetet e Bashkuara kanë plane për një numër skenarësh të mundshëm në Siri. Ai theksoi se zbatimi i një zone të ndalim-fluturimeve është diçka e vështirë dhe nuk është një përparësi kryesore.
XS
SM
MD
LG