Lidhje

Siri, forcat qeveritare vazhdojnë bombardimet në Homs


Aktivistë të opozitës thanë se nga bombardimet e sotme u vranë të paktën 11 vetë

Në Siri, aktivistë të opozitës thonë se forcat qeveritare i kanë vazhduar bombardimet në lagjet e Homsit, qendra e kryengritësve, duke vrarë sot të paktën 11 vetë. Dje u vranë 50 vetë në disa qytete siriane.

Shkallëzimi i dhunës i detyroi rreth 300 vëzhguesit e OKB-së të pezullojnë misionin e tyre në Siri. Drejtuesi i vëzhguesve të OKB-së, gjeneral Majori Robert Mood përmendi rritjen e dhunës gjatë 10 ditëve të fundit dhe tha se operacionet do të rifillojnë në një kohë më të përshtatshme.

OKB-ja ka dërguar afërsisht 300 vëzhgues të paarmatosur në Siri, për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes për armëpushim mes qeverisë siriane dhe forcave të opozitës. Armëpushimi pothuaj nuk u zbatua kurrë dhe disa ditë më parë një ekip vëzhguesish u sulmuan gjatë vizitës së tyre në qytetin al-Haffeh të rajonit Latakiya. Vëzhguesit e OKB-së gjithashtu kanë qenë në shënjestër të sulmeve me bombë në anë të rrugës.

Një video e re amatore e publikuar tregon për akte dhune, përfshirë luftime të ashpra në periferi të kryeqyetetit të vendit Damask dhe në provincën qendrore Homs.
XS
SM
MD
LG