Lidhje

Siri: Jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm i Hamës


Siri: Jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm i Hamës
Siri: Jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm i Hamës

Prokurori i Përgjithshëm i qytetit Hama në Siri tha se dha dorëheqjen për shkak të shtypjes së dhunshme nga qeveria të protestuesve pro-demokracisë.

Në një video të vendosur në YouTube, prokurori Adnan Bakur theksonte se po largohet pasi forcat e sigurimit vranë 72 të burgosur në qytet në fund të korrikut dhe mbi 400 të tjerë gjatë rrethimit të qytetit në muajin gusht.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve Sana, njoftonte sot se prokurori Bakur ishte detyruar me forcë t’i bënte këto komente nga, siç shprehet ajo, “grupe të armatosura terroriste” që e rrëmbyen atë në fillim të javës.

Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe banorë të qytetit thanë dje se forcat qeveritare, të mbështetura nga tanket, kanë kryer bastisje në qytetin e Hamës, në përpjekje për të kapur organizatorët e kryengritjes 5 mujore për largimin nga pushteti të presidentit Bashar al Asad.

XS
SM
MD
LG