Lidhje

Konferenca e opozitës siriane përfundon në kaos


Një konferencë, e sponsorizuar nga Lidhja Arabe, në Kajro, me synim bashkimin e opozitës të përçarë të Sirisë, përfundoi në kaos kur delegacioni kurd doli nga salla.

Disa dëshmitarë njoftuan mbi të zëna me grushta dhe debatime me zë të lartë. Kurdët janë ankuar se ata janë duke u lënë mënjanë ndërkohë që opozita siriane përpiqet të bashkohet në përgatitje të një periudhe pas Assad-it.

Megjithatë, delegatët arritën të lëshonin një deklaratë përfundimtare, duke rënë dakord se dhuna në Siri duhet të ndalet, dhe se qeveria e Presidentit Bashar al-Assad nuk mund të mbetet në fuqi, nëse do të ketë një zgjidhje politike.

Më parë, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, tha se Ambasadori i SHBA-së në Siri Robert Ford ka raportuar mbi "prioritete të rëndësishme" në takimin e Kajros.
XS
SM
MD
LG