Lidhje

Lavrov fajëson të dyja palët për dhunën në Siri


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka fajësuar të dyja palët në konfliktin sirian për vrasjet e fundit që janë dënuar komuniteti ndërkombëtar.

Pas bisedimeve me homologun e tij britanik, Minstri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se si kryengritësit, ashtu edhe qeveria e siriane janë përgjegjës për masakrën në të cilën gjeten vdekjen më tepër se 100 civilë në qytetin Hula të premten e kaluar.

Ai nuk i dha shumë rëndësi faktit se Rusia mbështet Presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad

Ai tha se për Rusinë, është e pa rëndësishme se kush është në pushtet në Siri. Zoti Lavrov tha se gjëja më e rëndësishme për Rusinë është mbështeja e përpjekjeve për t’i dhënë fund dhunës dhe vrasjes së civilëve si dhe mbështeja për një dialog politik në të cilin vetë sirianët do të vendosin për fatin e vendit të tyre.

Megjithatë, Ministri i Jashtëm britanik, William Hague e fajsoi qeverinë e Sirisë për masakrën në Hula ku u vranë shumë fëmijë.

“Unë besoj se kjo është pjesë e sjelljejeve të zakonshme të regjimit të Asadit për të kryer mizori dhe pastaj t’i fajësojë të tjerët për masakrat që ai po i kryen në vendin e tij. Prandaj, ne duhet gjithmonë ta kemi parasysh këtë pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë, për të përcaktuar atë që ka ndodhur në incidentet e veçanta”.

Por zoti Lavrov tha se faji për sulmet duhet të përcaktohet në mënyrë objektive.
Rusia dhe Britania e Madhe janë dakord se duhet bërë më shumë për zbatimin e planit të paqes të ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan i cili kërkon ndalimin e dhunës nga të dyja palët.

“Nëse me të vërtetë duam të ndihmojmë në realizmin e planit të zotit Annan, ne duhet të ushtrojmë trysni ndaj të gjitha palëve në Siri, të cilët i kanë drejtuar armët kundër njëri-tjetrit”.

Zoti Lavrov shtoi se nuk fitohet asgjë nga këkesat për ndryshimin e qeverisë në Siri. Por ai tha se “ne nuk mbështesim qeverinë e Sirisë, ne mbështesim planin e zotit Kofi Annan”.

Ministri i jashtëm britanik William Hague tha se plani i zotit Annan është mënyra e vetme për zgjidhjen e konfliktit sirian.

“Në Siri janë dy alternativa, plani i zotit Annan ose rimarrja e kontrollit të vendit nga regjimi i zotit Assadit. Janë dy alternative, zbatimi i planit të zotit Kofi Annan ose rrtija e dhunës dhe kaosit që mund të çoj Sirinë në luftë civile dhe shkatërrim”.

Nisma 6 javëshe e zotit Annan nuk i ka dhenë fund dhunës. Ndërkohë, Kombet e Bashkuara janë afër dislokimin të plotë të një force prej 300 vëzhguesish të pa-armatosur për mbikqyrjen e zbatimit të marrëveshjes. Sot zoti Annan pritete të takohet me Presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG