Lidhje

Luftime të ashpra në Siri


Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se trupat qeveritare kanë kryer sulme ndaj forcave kryengritëse në kryeqytetin e vendit, Damask. Në këto sulme janë përdorur helikopterë dhe tanke, ndërkohë që kryengrisëtsit kanë filuar një ofensivë kundër qeverisë në qytetin verior Aleppo. Por agjencia shtetërore SANA mohoi të jenë përdorur helikopterë, duke këmbëngulur se gjendja në Damask është normale, ndërsa forcate e sigurisë janë vënë në kërkim të terroristëve.

Një komandanti i forcave kryengritëse u shfaq në një video në internet, ku njoftoi se ka filluar beteja për çlirimin e Aleppos. Ndërkohë, zyrtarët turq thanë sot se kanë marrë kontrollin e pikës kufitare Salam, në veri të Aleppos, disa ditë pasi morën kontrollin e një tjetër pikëkalimi kufitar në kufirin me Turqinë.

Turqia ka të regjistruar mbi 43 mijë refugjatë nga Siria, por shumë të tjerë mendohet se kanë hyrë në territorin turk pa u numëruar. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se që nga dita e enjte 30 mijë refugjatë sirianë kanë shkuar në Liban dhe mijëra të tjerë në Irak.
XS
SM
MD
LG