Lidhje

Aktivistët: 4532 të vrarë nga luftimet në Siri


Aktivistët në Siri thonë se çdo ditë atje vdesin mesatarisht 6 vetë në orë. Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut publikoi sot një deklaratë, ku thuhej se gjatë muajit tetor në Siri kanë vdekur 4 mijë e 532 persona për shkak të luftimeve. Sipas këtij vlerësimi, del se çdo ditë në Siri vdesin mesatarisht 147 persona.

Ndërkohë, Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se rebelët filluan sot një ofensivë kundër trupave qeveritare, për marrjen e kontrollit të bazës ajrore Taftanaz. Kjo bazë ndodhet pranë autostradës kryesore mes kryeqytetit Damask dhe qytetit verior të Aleppos, ku rebelët dhe ushtria kanë disa muaj të luftojnë.

Dje, Organizata Vëzhguesi tha se rebelët kishin marrë kontrollin e Suhrakibit, një qytet strategjik në veri të vendit, i rëndësishëm për fushatën e ashpër qeveritare kundër rebelëve në qytetin Aleppo. Organizata tha po ashtu se forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad ishin tërhequr plotësisht nga qyteti.
XS
SM
MD
LG