Lidhje

Siri, intensifikohen luftimet në Damask


Forcat qeveritare në Siri kanë intensifikuar përpjekjet për marrjen nën kontroll të pjesëve të kryeqytetit dhe zonave përreth që kontrollohen nga luftëtarët rebelë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se ushtria ka bombarduar qytetet Daraya dhe Moadamiyeh që gjenden afër Damaskut. Grupi me bazë në Londër gjithashtu njoftoi për bastisje të shtëpive në Daraya dhe përleshje të ashpra në distriktin el-Asuad Haxher të Damaskut.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se të ejten rreth 100 njerëz u vranë në mbarë Sirinë, përfshirë edhe afërsisht 50 civilë në Damask dhe zonat përreth.
Në mesin e të vrarëve janë edhe më shumë se 20 trupa qeveritare.
Luftimet kanë vazhduar edhe në qytetin verior të Aleppos, ku njoftohet se disa luftëtarë të huaj janë bashkuar me opozitën.
XS
SM
MD
LG