Lidhje

Opozita në Siri, “masakër në shkallë të gjerë”


Opozita e akuzon qeverinë për kryerjen e masakës në një fshat në veriperëndim të vendit, ku aktivistët thonë se forcat ushtarake vranë dhjetra civilë

Opozita në SiriI është duke e akuzuar qeverinë e presidentit Bashar al Assad për kryerjen e një “masakre në shkallë të gjerë” në një fshat në veriperëndim të vendit, ku aktivistët thonë se forcat ushtarake vranë dhjetra civilë.

Duke cituar dëshmitarë, Koalicioni Kombëtar Sirian tha sot se trupat ekzekutuan dje të paktën 150 persona në fshatin Bayda, mes tyre gra dhe fëmijë. Nuk ka patur një konfirmim të pavarur për këtë çështje.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, e cila bazohet tek burimet e veta në Siri, tha se ka dokumentuar të paktën 50 vdekje në këtë incident, por shtoi se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh, pasi shumë njerëz figurojnë të zhdukur.
XS
SM
MD
LG