Lidhje

Siri: Mbahet funerali për 26 viktimat nga shpërthimi i një bombe në Damask

  • Zëri Amerikës

Siri: Mbahet funerali për 26 viktimat nga shpërthimi i një bombe në Damask

Siri: Mbahet funerali për 26 viktimat nga shpërthimi i një bombe në Damask

Në Damask, pjesëmarrësit në funeralin e 26 vetëve të vrarë nga një sulm me bombë në kryeqytet, brohoritën në mbështetje të Presisdentit Bashar al-Assad.

Qeveria e Assadit thotë se shpërthimi i djeshëm, që shkaktoi edhe plagosjen e 60 vetëve, ishte një sulm terrorist, mesa duket nga grupe të opozitës që kanë bërë fushatë gjatë 10 muajve të fundit për largimin nga detyra të presidentit.

Aktivistët e opozitës mohojnë çdo përfshirje në shpërthim. Ata thonë se se qeveria e organizoi sulmin vetë për të nxitur indinjatën ndaj atyre që bëjnë thirrje për përmbysjen e qeverisë.

XS
SM
MD
LG