Lidhje

Përpjekje të reja për paqe në Siri


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, filloi sot një raund të ri bisedimesh për paqen në Gjenevë, duke paralajmëruar se alternativa e vetme ndaj negociatave është kthimi “në një luftë edhe më të ashpër se sa ajo që kemi patur deri tani”.

Duke folur në një takim me një delegacion të qeverisë siriane, de Mistura tha se është në dorën e popullit sirian të vendosë për të ardhmen e vet dhe se Kombet e Bashkuara duhet të japin ndihmesën e tyre për këtë çështje.

Ai tha se plani është që të mbahen bisedime jo të drejtpërdrejta me secilën nga palët për rreth 10 ditë, pastaj pas një pushimi, të mbahet një raund tjetër bisedimesh, duke filluar në fillim të prillit dhe një tjetër pas kësaj. I dërguari i Kombeve të Bashkuara tha se ai beson se ky proces do të rezultojë të paktën një plan paqeje për të ardhmen.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për ta ruajtur armëpushimin dhe për të vazhduar dërgimin e ndihmave humanitare, që ka filluar prej më shumë se dy javësh.

XS
SM
MD
LG