Lidhje

Në qytetin Homas të Sirisë vriten 8 persona


Në qytetin Homas të Sirisë vriten 8 persona

Në qytetin Homas të Sirisë vriten 8 persona

Aktivistët e të drejtave në Siri thonë se numri i personave të vrarë nga forcat e sigurisë ka arritur në 8 vetë. Ata u vranë gjatë natës në qytetin e Homasit. Disa të tjerë u plagosën. Dhuna erdhi një ditë pasi njerëz të armatosur, të dyshuar si pjesëtarë të forcave të sigurisë, vranë tre njerëz dhe shkaktuan dhjetra të plagosur gjatë një funerali të një protestuesi anti qeveritar në qytetin Homas. Mijëra njerëz u mblodhën dje nga i gjithë vendi, duke kërkuar liri më të mëdha. Në Siri dje u festua Dita e Pavarësisë.

Ndërkohë sot gazeta Washington Post, në një artikull të saj sot thotë se sipas të dhënave të publikuara në faqen Wiki-Leaks, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar me rreth 12 milionë dollarë kundërshtarët e presidentit sirian Bashar al-Assad. Sipas gazetës këto ndihma financiare kanë filluar pasi presidenti Bush i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Sirinë në vitin 2005. Po sipas Washington Post-it, Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentonte lidhur me publikimin e këtij njoftimi në Wiki-Leaks.

XS
SM
MD
LG