Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara thotë se ekipi për zbulimin e gjurmëve të armëve kimike që ndodhet aktualisht në Siri duhet të lejohet të vizitojë vendin ku thuhet se u krye sulm me armë kimike të mërkurën e kaluar. Zyra e zotit Ban Ki-moon thotë se i ka paraqitur kërkesë zyrtare qeverisë siriane dhe pret një përgjigje pozitive pa vonesë.
Zëdhënësi i OKB-së Eduardo del Buey tha se Sekretari i Përgjithshëm është tepër i shqetësuar nga njoftimet se qeveria siriane mund të ketë përdorur armë kimike në një lagje periferike të Damaskut. Sipas opozitës, sulmi la të vrarë qindra vetë.
“Sekretari i Përgjithshëm beson se incidentet që thuhet se ndodhën të mërkurën duhet të hetohen pa vonesë. Që nga e mërkura ai ka qenë në kontakt me udhëheqësit botërorë lidhur me këtë çështje. Ai ka udhëzyar nënsekretaren e përgjithshme Angela Kane për të shkuar në Damask”.
Angela Kane është zyrtarja më e lartë e OKB-së për çarmatimet dhe zyra e saj është angazhuar direkt në hetimin e akuzave mbi përdorimin e armëve kimike në Siri. Ajo ishte në Damask në fund të korrikut për të finalizuar një marrëveshje që u dha mundësi inspektorëve të OKB-së të futeshin këtë javë në Siri.
Një zyrtar i OKB-së tha se zonja Kane do të nisej për në Damask së shpejti.
Ekipi me 20 ekspertë nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mbërriti të dielën në Damask për të hetuar tre incidente të mëparshme kur thuhet se janë përdorur armë kimike.
Zëdhënësi i OKB-së del Buey tha në komentet për shtyp se Sekretari Ban Ki-moon kërkon nga qeveria siriane të japë lejet e nevojshme për ekipin që të hetojnë pa vonesë akuzat lidhur me të mërkurën.
“Një kërkesë zyrtare po dërgohet nga Kombet e Bashkuara në adresë të qeverisë siriane. Sekretari i Përgjithshëm pret një përgjigje pozitive sa më parë që të jetë e mundur”.
Këshilli i Sigurimit që shpesh karakterizohet nga mungesa e konsensusit, ka shprehur mbështetjen e tij për thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm për një hetim të pavarur dhe të hollësishëm për të zbardhur incidentin e së mërkurës.