Lidhje

Siri: Opozita akuzon forcat qeveritare për masakër të re


Aktivistët e opozitës siriane thonë se forcat qeveritare kanë masakruar me tanke dhe helikopterë më shumë se 150 njerëz

Aktivistët e opozitës siriane thonë se forcat qeveritare kanë masakruar me tanke dhe helikopterë më shumë se 150 njerëz, shumica civilë, në një fshat të provincës Hama.

Aktivistët dhe dëshmitarët thonë se trupat bombarduan dje fshatin Treimsa para se ta sulmonin. Një udhëheqës i kryengritësve tha se numri i të vdekurve ishte më shumë se 200.

Sipas medias shtetërore siriane, trupat u përleshën me një grup të armatosur dhe, ashtu si në vrasjet masive të mëparshme, fajësoi për masakrën ata që ajo i quan terroristë.

Lajmet për masakrën në Hama vijnë ndërkohë që Këshilli i Sigurimit debaton nëse do të vendosë sanksione të reja mbi qeverinë siriane në qoftë se ajo vazhdon të sulmojë civilët me armë të rënda.

Rusia po kërcënon se do t’i verë veton rezolutës së mbështetur nga Perëndimi. Ajo synon që thjesht të zgjatet mandati i misionit vëzhgues të OKB-së në Siri edhe për tre muaj të tjerë.
XS
SM
MD
LG