Lidhje

Al-Khatib udhëheqësi i koalicionit të ri sirian


Grupet siriane të opozitës zgjodhën klerikun e moderuar, Maath al-Khatib, si udhëheqësin e parë të një koalicioni të ri, në të cilin bëjnë pjesë fraksionet që luftojnë për përmbysjen e Presidentit Bashar al-Assad.

Biznesmeni Riad Seif, i cili propozoi nismën e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për formimin e një organizate për përfshirjen e gjithë opozitës siriane, brenda dhe jashtë vendit, u zgjodh dje zv/president. Suhair al-Atassi, një aktiviste e mirënjohur, po ashtu u zgjodh zv/presidente.

Seif kishte hartuar propozimet e reformës së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara mbi të cilat u arrit marrëveshja dje në Doha të Katarit. Figurat e opozitës siriane ishin përpjekur të arrinin konsensus nën presionin e diplomatëve amerikanë dhe zyrtarëve nga Katari, të cilët kanë mbështetur aktivitetin e opozitës që nga fillimi i kryengritjes vitin e kaluar.

Marrëveshja u arrit pasi Këshilli Kombëtar Sirian, i cili ishte konsideruar më parë si përfaqësuesi kryesor i opozitës, u përkul para presionit arab dhe perëndimor për të rënë dakord për strukturën e re të përfshirjes së grupeve që nuk kishin qënë të predispozuar të bashkoheshin me të.

XS
SM
MD
LG