Lidhje

Siri: Plan tranzicioni nga opozita


Një figurë e njohur e opozitës siriane ka propozuar një plan tranzicioni në vendin e shkatërruar nga luftimet, duke i kërkuar Presidentit Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij.

Kreu në largim i opozitës kryesore në Siri, Koalicioni Kombëtar sirian, Moaz al-Khalib e publikoi sot planin në faqen e tij në Facebook, ndërsa u takua me anëtarë të tjerë të koalicionit të opozitës në Stamboll.

Ky koalicion, po shqyrtonte mundësinë e mbështetjes së një nisme amerikano-ruse, që i bën thirrje opozitës dhe qeverisë siriane të marrin pjesë në një konferencë paqeje muajin e ardhshëm, për t’i dhënë zgjidhje konfliktit që vazhdon prej dy-vjetësh.
XS
SM
MD
LG