Lidhje

Diplomatët, thirrje për zgjidhjen e krizës në Siri


Diplomatë nga më shumë se 60 vende bën thirrje për rritjen e trysnisë ndaj qeverisë së presidentit Bashar al-Assad për të zbutur dhunën që ka vrarë dhjetra mijëra vetë që kur filloi kryengritja kundër udhëheqësit sirian.

Në deklaratën e tyre përfundimtare, grupi "Miqtë e Sirisë", që u takua sot në Tokio dënon fuqishëm "vrasjet pandërprera, shkatërrimin e shtëpive, si dhe shkeljen sistematike dhe brutale të të drejtave të njeriut në Siri.

Ministri i Jashtëm japonez Koichiro Gemba ishte mikëpritës i takimit të sotëm. Ai tha se shpresonte se diskutimi ndërkombëtar do të dërgojë një "mesazh të fortë politik," se opozita në Siri ka mbështetjen ndërkombëtare dhe po shohin drejt një epoke post-Asadit.

Takimi një-ditor është i pesti i grupit "Miqtë e Siri" dhe i pari që mbahet në Azi. Vendet dhe organizatat në të përfshijnë SHBA, BE dhe Ligën Arabe. ((:20))

XS
SM
MD
LG