Lidhje

Siri: Protesta kundër qeverisë në Ditën e Pavarësisë

  • Zëri Amerikës

Siri: Protesta kundër qeverisë në Ditën e Pavarësisë

Siri: Protesta kundër qeverisë në Ditën e Pavarësisë

Qindra njerëz dolën sot në protesta në një qytet jugor të Sirisë, duke kërkuar më shumë liri me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Protestuesit në qytetin Suveida thërrisnin “Zot, Siri, Liri!” Aktivistët përdorën rrejtet sociale të internetit për t’u bërë thirrje sirianëve të demonstronin me githë premtimin e Presidentit Bashar al-Asad për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, disa dekadash në vend, brenda një jave.

Zoti Asad e bëri këtë njoftim dje në një mbledhje të kabinetit që u transmetua nga televizioni në gjithë vendin. Protestuesit anti-qeveritarë kanë kërkuar abrogimin e ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, i cili u ka dhënë forcave të sigurimit kompetenca të gjera për të kryer arrestime dhe për të ndaluar njerëz.

Protestuesit dolën përsëri nëpër rrugë pas fjalimit të presidentit. Zoti Asad tha se stabiliteti i Sirisë është përparësi kryesore dhe se forcat e sigurimit kanë nevojë për trajnim të mëtejshëm për të përballuar demonstratat.

XS
SM
MD
LG