Lidhje

Siri: Vriten 24 persona në protestat antiqeveritare


Siri: Vriten 24 persona në protestat antiqeveritare
Siri: Vriten 24 persona në protestat antiqeveritare

Dëshmitarë dhe aktivistë thanë se të paktën 24 persona janë vrarë sot në Siri ku forcat e sigurimit përdorën municion dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve anti-qeveritarë.

Shumica e vdekjeve ndodhën në qytetin jugor të Daras, zemra e protestave gjashtë javore kundër presidentit Bashar al-Assad. Vdekje u njoftuan edhe në qytetin Homs.

Më shumë se 10 mijë akvitistë të opozitës u grumbulluan në Damask, demonstrata më e madhe kjo në kryeqytetin sirian që kur filluan protestat anti-qeveritare.

Qeveria tha se katër nga të vrarët ishin ushtarë. Zyrtarët thanë gjithashtu se dy ushtarë ishin kapur rob në atë që e cilësuan si një akt terrorist në Daraa.

Media shtetërore siriane tha se njerëz të armatosur sulmuan sot një postë ushtarake në këtë qytet.

Autoritetet siriane thanë se vendi i tyre ishte objekt konspiracioni. Ata fajësuan banda të armatosura për demonstratat pro-qeveritare të ndihmuar me armë nga Libani dhe Iraku.

XS
SM
MD
LG