Lidhje

Dempsey: Raketat ruse po forcojnë Asadin


Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Amerikane shprehu zhgënjimin e tij për furnizimet me raketa që Rusia i dërgon Sirisë. Gjenerali Martin Dempsey tha dje se raketat do të forcojnë Presidentin Bashar al-Asad dhe do të tejzgjasin vuajtjet në Siri. Ai tha se Asadi mund të mendojë se raketat e bëjnë më të sigurtë dhe ta shtyjnë drejt masave të papeshuara.

Gazeta New York Times njofton se raketat ruse kundër mjeteve lundruese janë më të avancuara se dërgesat e mëparshme. Rusia ka thënë se po përmbush detyrimet e saj në bazë të kontratave me Sirinë dhe nuk ka interes që Bashar al-Asad të qëndrojë në pushtet.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë për të organizuar muajin e ardhshëm një konferencë ndërkombëtare për paqe në Siri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG