Lidhje

Kërkohet shtimi i ndihmave për refugjatët sirianë


Organizatat humanitare po u bëjnë thirrje udhëheqësve botërorë që po marrin pjesë në takimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara këtë javë, të japin më shumë ndihma për refugjatët sirianë, duke thënë se thirrjet e tyre për fonde nuk po japin rezultate.

Një koalicion i 14 organizatave humanitare dje në Nju Jork lëshoi një deklaratë ku thuhet se shumë refugjatë sirianë janë pa ushqime, pa strehim adekuat dhe pa shërbime mjekësore.

Ata thonë se rreth 70 për qind e refugjatëve të Sirisë janë duke lëvizur në fshatra dhe qytete në vend se të vendosen në kampe adekuate refugjatësh.
Zyrtarët e organizatave humanitare gjithashtu theksojnë numrin e madh të refugjatëve, duke thënë se vetëm brenda javës së fundit të muajit të kaluar më shumë se 50 mijë refugjatë sirianë kanë arritur në veri të Irakut. Ata thonë se rreth 75 mijë sirianë në muaj arrijnë në Liban dhe tani ata përbëjnë një të pestën e popullsisë së atij vendi.
XS
SM
MD
LG