Lidhje

Rusia, rebelët përdorën armë kimike


Rusia thotë se Syria ka ofruar prova të reja se ishin kryengritësit ata që ndërmorën sulmin vdekjeprurës me armë kimike muajin e kaluar

Rusia thotë se Syria ka ofruar prova të reja se ishin kryengritësit ata që ndërmorën sulmin vdekjeprurës me armë kimike në rrethinat e Damaskut muajin e kaluar. Agjencitë ruse të lajmeve cituan Zëvendës Ministrin e Jashtëm Sergei Ryabkov të ketë thënë se provat i janë dhënë Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon foli për krizën në Siri të martën në hapjen e sesionit të 68 të Asamblesë së Përgjithëshme.

“Siria është kriza më e madhe më të cilën përballet komuniteti ndërkombëtar dhe do të jetë temë kryesore debati dhe fjalimesh gjatë punimeve. Asambleja ka një rol dhe zë në përpjekjet tona për ta zgjidhur atë dhe reaguar ndaj vuajtjeve atje.”

Hetuesit e OKB publikuan një raport të hënën duke konfirmuar sulmin e 21 gushtit me gaz sarin që la të vdekur 1,400 njerëz në lagjen Ghouta të kontrolluar nga kryengritësit.

Raporti nuk thotë se kush është fajtori për sulmin. Por Uashingtoni dhe aleatët perëndimorë thonë se provat që mbështesin raportin tregojnë qartë se trupat besnike të Assadit ishin përgjegjëse, akuzë e cila hidhet poshtë nga Assadi dhe kundërshtohet nga Rusia dhe Kina.

“Duam një hetim pa paragjykime, objektiv dhe profesional të ngjarjeve të 21 gushtit. Kemi arsye serioze për të thënë se ishte provokacion. Disa nga partnerët tanë kanë deklaruar në mënyrë dogmatike se vetëm regjimi mund të përdorë armë kimike, por e vërteta duhet konstatuar,”tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.

Gjatë takimit me homologun franzez të martën në Moskë, zoti Lavrov tha se duket se sulmi kishte synim për arritur mbështetje ushtarake nga jashtë për të rrëzuar zotin Assad nga pushteti.
XS
SM
MD
LG