Lidhje

Konferenca e paqes për Sirinë


E pamundur të caktohet data për shkak se nuk është e qartë ende se kush do të flasë në emër të opozitës siriane

Rusia thotë se qeveria siriane ka rënë dakord në parim për të marrë pjesë në një konferencë për paqen, të cilën SHBA dhe Rusia e kanë propozuar të mbahet muajin e ardhshëm në Gjenevë.

Por është e pamundur të caktohet data, për shkak se nuk është e qartë ende se kush do të flasë në emër të opozitës siriane.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Sekretari Kerry do të shkojë të hënën në Paris për t’u takuar me homologun e tij rus Sergei Lavrov, me të cilin do të bisedojnë për këtë çështje.

Dje, një figurë e njohur e opozitës siriane propozoi një plan tranzicioni për vendin e shkatërruar nga lufta, duke kërkuar që Presidenti Bashar al Assad t’i dorëzojë pushtetin një ndihmësi të tij të afërt dhe ta largohet nga vendi.

Kreu i opozitës siriane në largim, Moaz al-Khatib, e publikoi planin dje në faqen e tij në Facebook.

Këshilli Kombëtar sirian po shqyrton mundësinë e mbështetjes së një nisme amerikano-ruse, që i bën thirrje opozitës dhe qeverisë të marrin pjesë në konferencën e paqes në qershor, për të zgjidhur konfliktin e tyre 2-vjeçar.
XS
SM
MD
LG