Lidhje

Damask: 53 të vrarë, mbi 200 të plagosur


Media shtetërore siriane e quajti aktin një “sulm terrorist” i cili goditi një zonë të populluar pranë lagjes al Mazraa

Në Siri, një bombë shpërtheu dje pranë selisë së partisë Baath në pushtet në qendër të Damaskut, duke lënë të paktën 53 të vrarë dhe më shumë se 200 të plagosur në një nga ditët më të përgjakëshme në kryeqytetin e vendit në rreth dy vjet.

Media shtetërore siriane e quajti shpërthimin një ‘bombardim terrorist” i cili goditi një zonë të populluar dendur pranë lagjes al Mazraa. Pamjet e shfaqura në televizion tregonin trupat e përgjakur nëpër rrugë.

Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmiin, i cili ishte pjesë e një seri shpërthimesh në kryeqytet, duke përfshirë edhe një sulm me mortaja në një objekt ushtarak.

Qendra e Damaskut ka qënë relativisht e izoluar për rreth dy vjet dhune në Siri.

Ndërkaq, opozita siriane u takua dje në Kajro për të diskutuar nëse është e mundur të mbahen bisedime me qeverinë e Presidentit, Bashar al-Assad. Vendimi përfundimtar pritet të dalë sot.

Opozita ka ofruar mbajtjen e bisedimeve me zyrtarët e regjimit, të cilët nuk i kanë “lyer duart me gjak”. Qeveria e Assadit ka thënë se është gati të negociojë me opozitën, por pa parakushte.

.

XS
SM
MD
LG