Lidhje

Siri: 40 mijë të vrarë që kur filloi kryengritja


Grupi Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut i tha sot Zërit të Amerikës se numri i viktimave përfshin rreth 28 mijë civilë dhe luftëtarë rebelë

Aktivistët sirianë të të drejtave thanë se më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë në Siri që kur filloi kryengritja kundër presidentit Bashar al-Assad në mars të vitit të kaluar.

Grupi Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut i tha sot Zërit të Amerikës se numri i viktimave përfshin rreth 28 mijë civilë dhe luftëtarë rebelë. Aty përfshihen më shumë se 10 mijëushtarë, gati 1 mijë e 400 It also includes more than 10,000 Syrian soldiers, nearly 1,400 dezertotë dhe 600 të paidentifikuar.

Ndërkohë, rebelët sirianë thane se kanë marrë një bazë ushtarake në provincën lindore të Deir Ezzor.

Rebelët dhe aktivistët e të drejtave thane se baza ushtarake Mayadeen dhe zona përreth është nën kontrollin e rebelëve pas disa ditë luftimesh.

Lajmet vijnë ndërsa avionët luftarak sirianë shkatërruan një ndërtesë pranë një spitali në Aleppo, duke vrarë dhe plagosur më shumë se 12 persona.

XS
SM
MD
LG