Lidhje

Nismë SHBA-Turqi mbi Sirinë


Dy vendet do të krijojnë një grup pune për të planifikuar reagimin ndaj skenareve të ndryshme, mes tyre - mundësia e një sulmi me agjentë kimikë

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia do të krijojnë një grup pune për të planifikuar reagimin ndaj skenareve të ndryshme në Siri, një prej të cilëve është mundësia e një sulmi me agjentë kimikë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu e njoftoi këtë nismë sot, gjatë vizitës së kryediplomates amerikane në Turqi.

Ata thanë se grupi i punës do të bashkërendojë reagimin politik, ushtarak, dhe të shërbimeve të zbulimit, ndërkohë që gjendja në Siri vazhdon të precipitojë.
XS
SM
MD
LG