Lidhje

Rebelët sirianë u përleshën me trupat qeveritare


Aktivistët thonë se rebelët sulmuan forcën ajrore sot jashtë Aleppos, por ka njoftime kundërthënëse lidhur me faktin nëse rebelët e kanë marrë nën kontroll bazën

Rebelët sirianë u përleshën me trupat qeveritare për kontrollin e një baze të mbrojtjes ajrore pranë qytetit më të populluar të vendit.

Aktivistët thonë se rebelët sulmuan forcën ajrore sot jashtë Aleppos, por ka njoftime kundërthënëse lidhur me faktin nëse rebelët e kanë marrë nën kontroll bazën.

Luftimet vazhduan në disa zona në Siri. Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut tha se gjashtë rebelë u vranë në një sulm në një postobllok ushtarak në provincën Dera. Si pasojë e sulmit nbetën edhe 14 ushtarë të vrarë.

Grupi thotë se bombardimet nga ajridhe përleshjet e ashpra po ndodhin në Idlib, Deir Ezzor dhe Aleppo.

Aktivistët thonë se 260 sirianë u vranë në luftime dje, përfshirë 86 civilë, 60 rebelë, 13 ushtarë të dezertuar dhe 92 forca të regjimit.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Lakhdar Brahimi bisedoi sot me mbretin Abdullah të Arabisë Saudite për krizën. Në takimin që u zhvillua në Xhedah, ata ranë dakord për nevojën e ndaljes së gjakderdhjes dhe të ndihmës për miliona sirianë të prekur nga dhuna në vend.
XS
SM
MD
LG