Lidhje

Humanrights.gov, faqe interneti e qeverisë amerikane për Sirinë


DASH: Dëshmi fotografike të varreve masive e të sulmeve kundër zonave civile nga forcat qeveritare

Një faqe interneti e qeverisë amerikane publikoi atë që ajo e quan dëshmi fotografike të varreve masive dhe të sulmeve kundër zonave civile nga forcat qeveritare siriane.

Faqja e internetit që publikon imazhet satelitore operohet nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe quhet humanrights.gov.

Më shumë se 100 persona, rreth gjysma e tyre fëmijë, u vranë gjatë një masakre në Hula më 25 maj. Vrasjet shkaktuan protesta të shumta dhe disa diplomatë bënë thirrje për një koalicion ndërkombëtar për rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Assad nga pushteti.

Ambasadori amerikan në Siri, Robert Ford, tha se operacioni në Hula është akuza më e drejtpërdrejtë ndaj regjimit sirian deri më tani.

Udhëheqësit e Lidhjes Arabe po përpiqen të rrisin presionin mbi presidentin sirian Bashar al-Asad, ndërsa i dërguari i tyre në Siri paralajmëroi se "fantazma e një lufte të përgjithshme" në Siri po afrohet çdo ditë e më tepër.

Anëtarë të Lidhjes Arabe u takuan sot në Doha të Katarit për një sesion të ngutshëm me Kombet e Bashkuara dhe me të dërguarin e Lidhjes, Kofi Annan.

Zoti Anan i bëri thirrje presidentit Asad të ndërmarrë "pa vonesë hapa të guximshëm dhe të dukshëm" për të zbatuar planin e tij prej gjashtë-pikësh për armëpushim. Por ish-sekretari i përgjithshëm pranoi se krimet e kohëve të fundit tregojnë se konflikti po del me shpejtësi jashtë kontrollit.
XS
SM
MD
LG