Lidhje

Siri: Të paktën 13 të vrarë sot gjatë protestave anti-qeveritare

  • Zëri Amerikës

Siri: Të paktën 13 të vrarë sot gjatë protestave anti-qeveritare

Siri: Të paktën 13 të vrarë sot gjatë protestave anti-qeveritare

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se forcat siriane kanë vrarë sot të paktën 13 persona gjatë protestave anti-qeveritare në të gjithë vendin, ndërkohë që qeveria ndeshet me akuza të reja që mund ta bëjnë fajtore për "krime kundër njerëzimit."

Organizata “Vëzhguesi i Drejtave të Njeriut në Siri” thotë se shumica e viktimave të sotme janë në qytetin Homs. Forcat e sigurisë kanë nisur një seri bastisjesh në qytet në kërkim të disidentëve. Sipas aktivistëve, ka patur edhe ushtarë sirianë të vrarë, me sa duket në një pritë.

Numri i viktimave nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, sepse shumica e gazetarëve të huaj nuk lejohen të veprojnë në Siri.

XS
SM
MD
LG