Lidhje

Siri: Të paktën 15 të vrarë gjatë trazirave të djeshme në vend

  • Zëri Amerikës

Siri: Të paktën 15 të vrarë gjatë trazirave të djeshme në vend

Siri: Të paktën 15 të vrarë gjatë trazirave të djeshme në vend

Në Siri, të paktën 15 persona u vranë gjatë trazirave anemabnë vendit dje, ndërsa qeveria po përballej me afatin e vendosur nga Lidhja Arabe që skadoi në mesnatë, për të ndalur dhunën ndaj desidentëve.

Aktivistët thanë se shumica e vdekjeve ndodhën ndërsa trupat siriane ndërrmorën sulme të reja në rajone të ndryshme. Ata thanë se të paktën dy dezertorë të ushtrisë siriane vdiqën në përleshje me forcat e sigurisë në rajonin Homs.

Agjencia shtetërore e lajmeve Sana tha se autoritet sulmuan “grupet e fshehta terroriste” dhe arrestuan më shumë se 140 njerëz të shpallur në kërkim.

Lidhja arabe kishte vendosur si afat mesnatën e djeshme, sipas kohës lokale, që Siria t’u japë fund sulmeve të saj, ose do të rrezikojë vendosjen e sanksioneve. Blloku prej 22 pjestarësh ka pezulluar anëtarësimin e Sirisë.

XS
SM
MD
LG