Lidhje

Siri: Të paktën 23 të vrarë në protestat antiqeveritare


Siri: Të paktën 23 të vrarë në protestat antiqeveritare
Siri: Të paktën 23 të vrarë në protestat antiqeveritare

Aktivistët thanë se të paktën 23 persona u vranë në protestat anti-qeveritare në Siri sot, ku qeveria nuk po përfill një rezolutë të re të OKB-së që dënon shkeljen e të drejtave të njeriut nga Damasku.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shumica e vdekjeve sot ndodhi në një rajon pranë kufirit me Turqinë.

Ndërkohë ministria e jashtme siriane tha se rezoluta e këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që e akuzon vendin për shkelje sistematike është qartësisht e politizuar. Dje këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njerut miratoi një rezolutë ku dënohet Siria për dhunën sistematike ndaj të drejtave të njeriut në shtypjet vdekjeprurëse të disidentëve.

Këshilli ra dakort gjithashtu të emërojë një zyrtar të posaçëm që do të hetojë shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri. Sot zëvendës presidenti amerikan Joe Biden vlerësoi Turqinë dhe panelin e OKB-së që ndërmorrën hapa për të adresuar represionin në Siri

XS
SM
MD
LG