Lidhje

Siri: Të paktën 55 të vdekur mbas dy sulmeve vetvrasëse


Autoritetet siriane thonë se dy shpërthime vetëvrasëse në Damask vranë të paktën 55 njerëz dhe plagosën 370 të tjerë, duke e bërë këtë sulmin më vdekjeprurës në vend që kur filloi kryengritja e opozitës 14 muaj më parë.

Media shtetërore tha se dy autorët e sulmeve me një mijë kilogramë eksploziv përplasën makinat në jug të distriktit Qazaz në kryeqytet gjatë orëve të trafikut në mëngjes.

Dëshmitarët thanë se sulmi mesa duket kishte si objektiv një ndërtesë ushtarake të zbulimit . Qeveria siriane fajësoi terroristët për sulmet të cilët sipas saj janë pas revoltës kundër Presidentit Bashar al-Asad.

Por grupi opozitar kryesor në mërgim Këshilli Kombëtar Sirian akuzoi qeverinë për orkestrimin e sulmit në përpjekje për të dëmtuar lëvizjen opozitare dhe të larguar një mision të vëzhguesve të OKB-së.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.

XS
SM
MD
LG