Lidhje

Siri: Të paktën tre të vrarë në qytetin kufitar Tel Kelah


Siri: Të paktën tre të vrarë në qytetin kufitar Tel Kelah
Siri: Të paktën tre të vrarë në qytetin kufitar Tel Kelah

Dëshmitarët në Siri thonë se trupat qeveritare kanë vrarë të paktën tre vetë në qytetin kufitar Tel Kelah, në perëndim të vendit, një incident tjetër dhune ky në serinë e protestave që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Bashar al-Asad.

Njoftimet e medias citojnë banorët të kenë thënë se forcat qeveritare filluan të hapin zjarr, një ditë pas njoftimeve të veprimtarëve sirianë se në protestat antiqeveritare të së premtes në mbarë vendin u vranë të paktën gjashtë vetë.

Ndërkohë, dhjetëra sirianë kaluan kufirin për në Liban, në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës. Nga ana libaneze, dëshmitarët thanë se kishin mundur të dëgjonin të shtënat në Tel Kelah.

XS
SM
MD
LG