Lidhje

Siri, thirrjet për dorëheqjen e al Assadit ndeshin në përgjigjen e armëve të zjarrit

  • Zëri Amerikës

Siri, thirrjet për dorëheqjen e al Assadit ndeshin në përgjigjen e armëve të zjarrit

Siri, thirrjet për dorëheqjen e al Assadit ndeshin në përgjigjen e armëve të zjarrit

Në Siri, thirrjet për dorëheqjn e presidentit Bashar al Assad kanë ndeshur në përgjigjen e armëve të zjarrit nga ana e forcave të sigurisë.

Aktivistë dhe dëshmitarë thonë se të paktën 11 njerëz u vranë sot, ndërsa forcat qeveritare goditën sërish protestuesit. Ata thanë se protestuesit u vranë në disa qytet, si Hama, Homs, Aleppo dhe në lagjet periferike të Damaskut.

Sot forcat siriane të sigurisë ndërmorën sulme të reja për të parandaluar protestat masive që pritej të pasonin lutjet e së premtes. Qeveria siriane i ka dale në mbrojtje masave shtypëse ndaj disidentëve, duke i cilësuar ata banda gangsterësh dhe terroristësh.

Presidenti sirian Al Asad është ndeshur me kritikat ndërkombëtare në rritje për dhunën e përdorur ndaj demonstruesve nga forcat e rendit.

Sot Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton i bëri thirrje vendeve të ndryshme ta ndalojnë tregtinë me Sirinë.

XS
SM
MD
LG