Lidhje

Siri: Trupat speciale shtojnë përpjekjet për të marrë nën kontroll qytetin Jisr al-Shugur

  • Zëri Amerikës

Siri: Trupat speciale shtojnë përpjekjet për të marrë nën kontroll qytetin Jisr al-Shugur

Siri: Trupat speciale shtojnë përpjekjet për të marrë nën kontroll qytetin Jisr al-Shugur

Në Siri, trupat speciale të mbështetura nga tanke dhe helikopterë i shtuan përpjekjet për të marrë nën kontroll qytetin Jisr al-Shugur, ndërkohë që mëse 4 mijë njerëz janë larguar nga vendi përmes kufirit me Turqinë.


Aktivistë dhe dëshmitarë të ndryshëm thanë se forcat siriane të sigurisë me sa duket po e izolojnë qytetin, ku qeveria ka akuzuar ato që i quan banda të armatosura për vrasjen e 120 policëve dhe ka deklaruar se do të ndërmarrë masa të ashpra.

Sipas një njoftimi të shpërndarë sot nga qeveria, njësi të armatosura kanë arrestuar dy grupe kryesore bandash të armatosura në qytet. Në njoftim thuhet se forcat e sigurimit kapën armën dhe lëndë shpërthyese gjatë arrestimeve.

XS
SM
MD
LG