Lidhje

Lirohen 300 civilë kurdë të ndaluar


Aktivistët sirianë thanë sot se luftëtarët islamistë që po luftonin me kryengritësit kurdë në një qytet pranë kufirit të Sirisë me Turqinë, kanë liruar 300 civilë kurdë që i kishin ndaluar përkohësisht në këmbim të komandantit lokal të grupit të lidhur me al-Kaidën.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha se komandanti islamist në qytetin e Tal Abyadit, i njohur si Abu Musaab, u kap dje vonë gjatë luftimeve intensive mes një grupi të quajtur Shteti Islamik në Irak dhe Lindje, ose ISIS dhe luftëtarëve kurdë.

Grupi islamik u hakmor duke kapur civilët që besohet të jenë të afërm të luftëtarëve kurdë, për t’i mbajtur peng. Luftimet u ndërprenë sot.

Disa ditë më parë, luftëtarët kurdë kishin zmbrapsur militantë arabë të grupit ISIS dhe Frontit al-Nusra nga qyteti strategjik Ras al-Ain dhe pikëkalimi me Turqinë aty pranë.
XS
SM
MD
LG