Lidhje

Siri: Vazhdojnë bombarimet e qeverisë ndaj qytetit port Latakia


Siri: Vazhdojnë bombarimet e qeverisë ndaj qytetit port Latakia

Siri: Vazhdojnë bombarimet e qeverisë ndaj qytetit port Latakia

Forcat e sigurimit në Siri po bombardojnë për të katërtën ditë qytetin port të Latakias në kuadër të zgjerimit të fushatës së qeverisë për të shtypur protestuesit. Aktivistë dhe banorë thonë se të paktën 5 persona u vranë sot në Latakia dhe se që nga e shtuna janë vrarë 35 vetë. Ndërkohë, një agjenci e Kombeve të Bashkuara për ndihma, thotë se rreth 10 mijë palestinezë figurojnë si të zhdukur, që pas largimit nga kampi i refugjatëve në këtë qytet. Zëdhënësi i agjencisë, Christopher Gunnes, i tha sot Zërit të Amerikës se refugjatët palestinezë u larguan dje nga kampi mes një zjarri të dendur dhe agjencia nuk ka asnjë informacion se ku mund të jenë ata. Një ndihmës i presidentit palestinez Mahmud Abas tha se sulmi sirian ndaj kampit të refugjatëve mund të cilësohet si “krim kundër njerëzimit”. Në qytetet siriane Latakia dhe Homs kohët e fundit ka patur protesta të vazhdueshme me kërkesën për dorëheqjen e zotit Asad.

XS
SM
MD
LG