Lidhje

Siri: Vazhdojnë protestat kundër qeverisë


Siri: Vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Siri: Vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Grupet e të drejtave të njeriut në Siri thanë se forcat e sigurimit hapën zjarr kundër protestuesve anti-qevritarë në qytetin e Hamas, duke vrarë të paktën 34 veta.

Aktivistët thonë se incidenti ndodhi pasi mijëra protestues dolën nëpër rrugë pas lutjeve të së premtes në atë qytet, rreth 300 kilometra në veri të Damaskut.

Demostrata shpërthyen sot në mbarë Sirinë në përgjigje të thirrjes së opozitës për protesta rreth viktimave mes fëmijëve gjatë javëve të fundit të kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad.

Agjencia Reuters njoftoi se trupat siriane qëlluan mbi protestuesit në qytetin Deir al-Zor ndërsa mitingjet vazhdojnë në mbarë vendin.

Organizuesit e opozitës thanë se të paktën 25 fëmijë kanë vdekur gjatë dhunës së fundit. Mes viktimave është një djalë 13 vjeçar që aktivistët thonë se u torturua dhe u vra nga forcat e sigurisë.

XS
SM
MD
LG