Lidhje

DASH: Një amerikan i përfshirë në sulm vetëvrasës në Siri


Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se një shtetas amerikan ishte i përfshirë në një shpërthim vetëvrasës në Siri.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki tha se personi i vetë-quajtur Abu Hurayra al-Amriki ishte nga Shtetet e Bashkuara. Ajo tha më pas se besohet që ai quhet Moner Mohamad Abu-Salha.

Grupi Fronti al-Nusra, që ka lidhje me al-Qaidën bëri një numër komentesh në Twitter të martën, ku thoshte se al-Amriki mori pjesë në një shpërthim vetëvrasës të dielën në provincën siriane al-Idlib.

Në një video që ka qarkulluar në internet, duket al-Amriki, duke ngarkuar një kamion me lëndë eksplozive, dhe pastaj videoja paraqet nga larg një shpërthim.
XS
SM
MD
LG