Lidhje

Siri:Të paktën 30 të vrarë dhe dhjetra të plagosur


Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shpërthimi ndodhi kur një sulm ajror goditi një stacion karburanti në provincën al-Raka

Një grup sirian i të drejtave tha se një shpërthim në Sirinë verilindore ka vrarë të paktën 30 njerëz dhe ka plagosur dhjetra të tjerë.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut citoi dëshmitarë të thonë se shpërthimi ndodhi kur një sulm ajror goditi një stacion karburanti në provincën al-Raka.

Njoftimet e hershme thoshin për gati 50 të vdekur nga shpërthimi.

Ndërkohë televizioni shtetëror sirian tha se një helicopter ushtarak që u përplas në afërsi të Damaskut goditi bishtin e një avioni pasagjerësh në ajër. Thuhet se avioni u ul pa problem në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut me 200 pasagjerë në bord.

Aktivistët e opozitës thanë se ishin ata që rrëzuan helikopterin. Luftëtarët kanë pretenduar të kenë rrëzuar helikopterë të tjerë më pare, përfshi muajin e kaluar në Damask.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Arrott njoftoi për bombardime të rënda sot në kryeqytet.
XS
SM
MD
LG