Lidhje

Siri: Kryeministri Hijab bashkohet me opozitën


Kryeministri i Sirisë Riad Hijab, u largua nga vendi, dy muaj pas emërimit në atë detyrë, duke thënë se po bashkohet me opozitën.

Në një deklaratë të lexuar sot në stacionin Al Jazeera, zoti Hijab thotë se ai po largohet nga ajo, që ai e cilëson si, “një regjim vrasës dhe terrorist”.

Sipas deklaratës ai dhe familja e tij ndodhen në një vend të sigurtë. Zyrtarët jornadezë thanë se ish kryeministri kërkoi strehë në Jordani.

Televizioni shtetëror jordanez njoftoi ndërkohë se zoti Hijab ishte pushuar nga puna dhe në vend të tij është emëruar zëvendësi i tij Omar Ghalawanji.

Ndërkohë disa orë para këtyre lajmeve, shtypi shtetëror kishte njoftuar se në televizionin shtetëror në Damask kishte shpërthyer një bombë, duke plagosur disa persona. Stacioni nuk i ndërpreu transmetimet.

Një stacion televiziv privat, pro-qeverisë, transmetoi pamje nga stacioni shtetëror i dëmtuar nga shpërthimi.
XS
SM
MD
LG